🔥 Shpërthen sherri Miri–Ilir! Dalin prapaskenat “bombë” që nuk u panë në BBV5
Konflikti mes Ilir Vrenozit dhe Armir Shahinit (Mirit) vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.
Pas deklaratave të forta publike, ku Iliri pretendoi se ishte kërcënuar nga ish-finalisti, së fundmi kanë reaguar edhe dëshmitarë që ishin të pranishëm në momentin e tensionit.
Çfarë ndodhi pas kamerave?
Të ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ish-banorët Seno Fishta dhe Armir Tola dhanë versionin e tyre për situatën, duke tentuar të sqarojnë ngjarjen dhe të ulin tensionet.
Sipas Seno Fishtës, gjithçka nisi nga një pakënaqësi e heshtur e Mirit, e cila u përplas me natyrën impulsive të Ilirit.
“Miri kishte disa ditë që po e linte të kuptonte ‘pse nuk më ke mbështetur?’. Po Iliri është impulsiv dhe reagon menjëherë”, u shpreh ai.
Reagimi i dëshmitarëve
Armir Tola, i pranishëm në momentin e përplasjes, tregoi se ka ndërhyrë për të qetësuar situatën duke komunikuar me të dy palët.
“Kam folur me të dy. Është diçka momentale dhe nuk do të ndodhë asgjë. Edhe nëse tentojnë, do ta ndaloj unë”, tha ai.
Sipas tij, nuk ka vend për shqetësim dhe situata nuk pritet të përshkallëzohet më tej.