Lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Hapet kufiri Kosovë–Shqipëri: rikthehet lëvizja e lirë për mijëra qytetarë

Marrëveshja për lehtësimin e lëvizjes kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte,duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm për qytetarët që udhëtojnë gjatë periudhave me fluks të lartë kalimesh.Kjo nismë synon të përshpejtojë procedurat kufitare dhe të reduktojë pritjet në pikat e kalimit.

Sipas autoriteteve përkatëse, marrëveshja do të mbetet aktive deri në muajin tetor,ndërsa pritet të zbatohet sërish edhe gjatë muajve dhjetor dhe janar, si dhe në fundjavë,kur zakonisht regjistrohet numri më i madh i udhëtarëve mes dy vendeve.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, qytetarët mund të kalojnë kufirin pa kontrolle të detajuara të dokumenteveidentifikuese, përveç rasteve kur ekzistojnë dyshime të arsyeshme nga autoritetet kufitare.


Fluks i lartë në Pikën Kufitare të Morinës

Efektet e marrëveshjes janë reflektuar menjëherë në terren. Vetëm gjatë orëve të para të ditës,rreth 15 mijë qytetarë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, shumica prej tyre nga Kosova.

Në Pikën Kufitare të Morinës janë vënë në funksion 11 sportele për të përballuar fluksin e shtuar,ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 37 mijë kalime qytetarësh,nga të cilët afro 25 mijë kanë hyrë në Shqipëri.

Autoritetet presin që numri i udhëtarëve të vazhdojë të rritet gjatë sezonit veror,kur lëvizjet mes Kosovës dhe Shqipërisë intensifikohen për pushime, vizita familjare dhe aktivitete turistike.